Aktori shqiptar Marko Caka që jeton dhe punon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka deklaruar se ka vendosur që të bojkotojë Instagramin. Kjo pasi ia shpifin postimet e luksit të tepruar të shqiptarëve. Caka shprehet se e ka rrogën sa katërfishi i kryeministrit, por nuk gjen kohë të bredhë pas darkave festive.

Ashtu siç bëjnë shumica e shqiptarëve në Instagram. Aktori kritikon ata përdorues gjoja VIP të Instagramit, që jetojnë në skamje por reklamojnë luksin në rrjetin social.

“Unë dua ta festoj kështu..

Kam vendosur ta bojkotoj instagramin duke zvogëluar postimet e shpeshta sepse më është shpifur ai luksi i tepruar Instagramistave shqiptare (gjoja VIP) ku përreth tyre jeton vetëm skamja. Mbrëmë ishte darka e ime e parë pas kaq kohe i ftuar tek një mik i imi në Neë Jersey sepse sado që pagën e kam sa katërfishin e kryeministrit shqiptar, ju betohem se nuk gjej kohe te shplodhem, jo më të bredh pas darkave festive duke bërë dhurata të pafund si instagramistet shqiptare.

Ma keni shpifur që nuk i hidhni sytë sadopak tek njerëzit përreth jush të mbledhur pranë sofrës të pangrënë.

Merry Christmas”!