Të paktën 12 viktima janë raportuar në Moskë pas të shtënave me armë. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e kësaj të premteje në një sallë koncertesh. Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve RIA, dyshohet se autorët janë 3 persona, të cilët ishin të maskuar.
“Evakuimi i njerëzve po vazhdon”, thanë shërbimet e urgjencës, teksa mendohet se 35 persona janë plagosur. Ndërtesa është përfshirë nga flakët, ndërsa personat që gjendeshin brenda, janë evakuar.
Comments are closed for this post.