Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Prrenjas-Qaf Thanë në fshatin Urakë. Mësohet se një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me shtyllën e linjës së tensionit 6Kv te fiderit 9 nënstacioni i Prrenjasit.
Si pasojë e aksidentit të ndodhur në këtë aksin rrugor ka shkëputur energjinë elektrike pranë Doganës Qafë Thanë.
Mësohet se drejtuesi i automjetit është jashtë rrezikut për jetën, ku nga aksidenti janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Ndërkohë në vendngjarje kanë arritur forcat e policisë dhe grupi i OSHE-së i Librazhdit të cilët po punojnë për të rikuperuar dëmtimet e krijuara nga aksidentit dhe sjellja e energjisë elektrike.
Comments are closed for this post.