Në seancën e sotme të Qeverisë morëm vendim sipas të cilit banesat e ndërtuara nga NP për hapësira banesore dhe afariste do të shiten me çmime reale, njoftoi pak më parë zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski.

65 apartamente do të shiten me 1000 euro metri katror

11 dyqane me 2000 euro metri katror

71 vende parkimi me 500 euro metri katror

Me këtë po ndërhyjmë në tregun e patundshmërive në Manastir dhe po ndalojmë çmendurinë e rritjes së çmimeve të apartamenteve! Në periudhën e ardhshme pres aktivitete të njëjta apo të ngjashme edhe në komunat tjera, tha Nikolloski.