Afrim Gashi, kryetar i Parlamentit të Republikës së Maqedonisë, në Intervistën e fundvitit për emisionin ZOOM në TVM2 midis tjerash deklaroi se tentimet për destabilizim ndëretnik kishin për qëllim që ta zbehin atmosferën e rrotacionit politik te shqiptarët e Maqedonisë.

“ Mund ta themi se ajo që e ka zbehur këtë atmosferë, si me thënë shpresëdhënëse për qytetarët kanë qenë ato paralajmërimet për destabilizim, tentativat që të krijohet situatë e tensionuar sidomos në aspektin ndëretnik. Që mendoj se nuk i shërben askujt, aq më pak shqiptarëve në këtë vend. Edhe ato po tejkalohen. Mendoj që në vitin tjetër po kalojmë me një barrë të larguar dhe me një perspektivë të hapur që ta fillojmë vitin me këmbë të mbarë ”, deklaroi Gashi.