Fondi për sigurim shëndetësor i Maqedonisë (FSSHM) ose është në “status quo” që nga viti 2014 ose është në rënie në të gjitha fushat e punës së tij, vlerësoi sot drejtori i FSSHM-së Sasho Klekovski.

Të 740 punonjësit e FSSHM-së, siç tha ai, po punojnë për tejkalimin e problemeve. Me ribalancimin e Buxhetit, shtoi ai, SSHM-së ka buxhetin e vet prej rreth 780 milionë euro, nga të cilat 87 për qind janë për shërbime shëndetësore, 11.5 për qind për përfitime të pushimit mjekësor dhe 1.5 për qind për shpenzime operative të FSSHM-së.

Problemet shihen më lehtë përmes borxhit të institucioneve publike shëndetësore (ISHP). Më 30 qershor të këtij viti 109 ISHP kishte pesë miliardë denarë borxh dhe vetëm në gjysmën e parë të vitit borxhi u rrit për një miliard denarë. Në buxhetin e FSSHM-së nuk ishin planifikuar as rregullimet e pagave në shëndetësi të dakorduara në vitin 2023. Kjo do të thotë se ka rritje të borxheve, nuk mbulohen obligimet e marra për pagat në shëndetësi publike dhe për kushtet e punës në aspektin e barnave, tha Klekovski në Platformën “100 për qind kushtuar juve në temën: Masat dhe politikat për përmirësimin e shëndetësisë, politikës sociale, demografisë dhe të rinjve” që u mbajt sot në Qeveri.

Prandaj, siç tha ai, një nga aktivitetet e para të FSSHM-së në bashkëpunim me Projektin për Qeverisje të Mirë të USAID-it ka qenë që të bëhet analiza funksionale dhe vlerësimi i rreziqeve të korrupsionit.

Nuk do të kemi përmirësim në shëndetësi nëse nuk shtypim korrupsionin dhe krimin. Ne besojmë se kjo duhet të çojë në kursimet e nevojshme që nevojiten për të përmirësuar kujdesin shëndetësor dhe kushtet e punës. Stimul i rëndësishëm ishte edhe ribalancimi i buxhetit, i cili së bashku me kursimet mundësoi uljen e borxheve të ISHP-së për dy miliardë denarë, tha Klekovski.

Kjo, shtoi ai, do të zvogëlojë shpenzimet gjyqësore dhe interesin në kontestet gjyqësore për shkak të mosshërbimit të borxheve, shuma që janë në miliona euro.

Shpresojmë se me disiplinën tonë më të mirë financiare do të kontribuojmë në uljen e çmimeve të barnave, sepse në to tani është përfshirë edhe çmimi i mospagesës, theksoi Klekovski.

Ai theksoi se FSSHM-së tashmë ka siguruar financim kudo që do të sigurohej vazhdimësia e shërbimeve, gjegjësisht rreth pesë milionë euro për Klinikën për Radioterapi dhe Onkologji, është rritur fondi për hulumtime gjenetike, është siguruar një fond shtesë për kardiokirurgjinë e fëmijëve.

Aktualisht po punohet për llogaritjet që disa nga barnat që janë në listën pozitive për spitalet, për disponueshmëri më të lehtë për pacientët, të kalojnë në listën pozitive të disponueshmërisë në farmaci. Jemi duke biseduar edhe me shoqatat e mjekëve të familjes dhe presim që deri në fund të vitit të arrihet një marrëveshje për më shumë masa për përmirësimin e punës në kujdesin parësor, thekson Klekovski.