Kryeministri dhe Qeveria kanë pikëpamje të qarta se si të kërkojnë një rrugëdalje nga status quo-ja e ngarkuar me çështje historike. Është rrugë me dy drejtime. Ashtu si besimi. Mendimi im personal është se duhet të fillojmë të punojmë për krijimin e besimit dhe thyerjen e tabuve thotë zëvendësministria për Çështje Evropiane, Asoc. Dr. Viktoria Trajkov për Republikën, duke folur për atë se a ka disponim në BE për të pranuar propozimin e Mickoskit për ndryshime kushtetuese me efekt të vonuar.
Sipas Trajkovit, duhet të shfrytëzohen ekonomia, shkëmbimet tregtare, kultura, arsimi, projektet e përbashkëta ndërkufitare që në fakt i mbështet edhe vetë Bashkimi Evropian.
Për të treguar se bashkëpunimi është më i rëndësishëm për të dy vendet sesa fokusimi në dallimet reciproke. Fakti është se ka dallime për këto çështje dhe është përgjegjësia jonë t’i punojmë dhe t’i zgjidhim ato. Qasje të tilla disproporcionale, si kjo ndaj nesh, janë problem për Unionin aq sa ka sfida të brendshme. Duhet të jemi të vetëdijshëm se euroskepticizmi është armik i agjendës sonë dhe duhet t’u tregojmë qytetarëve korrektësinë e vendimeve që marrim. Në vendin tonë, Bashkimi Evropian identifikohet me cilësinë e jetës, standardin e lartë dhe vlerat qytetëruese për të cilat ne përpiqemi. Duhet të afrohemi dhe me reforma të brendshme të punojmë për të gjitha gabimet që janë bërë në të kaluarën, t’i bëjmë institucionet funksionale, efikase dhe ta sjellim Evropën këtu. Propozimi i kryeministrit Mickoski nuk është refuzuar, është bërë shumë në planin diplomatik edhe pse kanë kaluar vetëm 100 ditë nga marrja e pushtetit. Është një kohë shumë e shkurtër për të folur për ndonjë vlerësim – thotë ajo.
Comments are closed for this post.