Kundërshtari i Erdogan, Fethullah Gulen, për të cilin Ankaraja thotë se qëndronte pas një grushti shteti të dështuar të vitit 2016, ka vdekur në Shtetet e Bashkuara ku ishte vendosur, raporton Reuters.
Gylen ndërtoi një lëvizje të fuqishme islamike në Turqi dhe më gjerë, por i kaloi vitet e tij të mëvonshme i akuzuar për orkestrimin e një tentative grusht shteti kundër liderit turk Rexheo Tajip Erdogan, akuza të cilat ai i mohoi.
Ankaraja e konsideron Gulen si lider të organizatës terroriste “FETO”.
Mediat raportojnë se ai ndërroi jetë pasi u shtrua në një spital në Pensilvani.
Herkul, një faqe interneti e lidhur ngushtë me organizatën FETO, publikoi një deklaratë në platformën , X (ish Twitter), duke konfirmuar vdekjen. Në postim shkruhej: “Sot (20 tetor), Fethullah Gulen ka ndërruar jetë”.
Comments are closed for this post.