Drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA), William Burns, do të udhëtojë drejt Beogradit pas një vizite të zhvilluar në Sarajevë të martën gjatë ditës, por nuk janë dhënë detaje specifike rreth arsyes së vizitës. Të paktën kështu kanë raportuar mediat rajonale duke u thirrur në burime.
Burns qëndroi në Bosnje e Hercegovinë më 20 gusht, ku zhvilloi takime me homologët nga komuniteti i inteligjencës boshnjake, anëtarët e presidencës trepalëshe, por edhe me ministrin e jashtëm të atij vendi, ndërsa sa i përket vizitës në Serbi, akoma nuk ka njoftim zyrtar nga institucionet serbe.
Një zyrtar i Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), në kushte anonimiteti, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se arsyeja e vizitës së drejtorit të CIA-s në Sarajevë ka qenë, ndër të tjera, edhe retorika dhe veprimet secesioniste të presidentit pro-rus të entitetit të Republikës Sërpska (RS), Millorad Dodik, i cili ka mbështetjen e heshtur të Serbisë dhe Rusisë.
Ndrysha, vizita e një prej figurave qendrore në administratën e presidentit amerikan, Joe Biden, vjen edhe në kohën e rritjes së tensioneve në Ballkanin Perëndimor, posaçërisht në marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë.
Comments are closed for this post.