Inspektorët dhe kontrollorët tatimorë fundjavën e kaluar kanë kryer më shumë kontrolle në objekte turistike-hotelierike në Ohër, Strugë dhe Dojran, njoftoi Drejtoria për të ardhura publike. Kontrollet janë kryer konform Ligjit për regjistrim të pagesave kesh (LRPK) në gjithsej 108 objekte.
Nga kontrollet e kryera, siç është theksuar në komunikatën e DAP-it, tek 49 tatim pagues janë vërtetuar parregullsi
Për konstatim të kundërvajtjes konform Ligjit për regjistrim të pagesave kesh (LRPK), nga ana e Drejtorisë për të ardhura publike janë shqiptuar edhe gjjoba për tatim-paguesit dhe personat peëgjegjës.
“Qytetarët që përballen me modhënie të kuponit fiskal ose u jepet llogari që nuk i përmban elementet e kuponit fiskal u bëjmë thirrje që të raportojnë në linjat falas të telefonit të DAP-it 198, pse të parashtrojnë parashtresë me shkrim në zyrat e DAP-it ose në e-meil [email protected] si dhe në përmes aplikacionit TVSH-ja ime”, theksohet në komunikatë.
Comments are closed for this post.