Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Hristijan Mickoski, sot do ta presë Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Siç njofton shërbimi për shtyp i qeverisë, në kuadër të vizitës është planifikuar takim kokë më kokë i kryeministrave Mickoski dhe Kurti, i cili do të pasohet nga një takim dypalësh ku përveç kryeministrave do të marrin pjesë edhe delegacione qeveritare nga të dyja palët. .
Mickoski dhe Kurti sot do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media në Qendrën për Media të Qeverisë.
Në bisedime pritet të diskutohet edhe për incidentin me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani.
Comments are closed for this post.