Pavarësisht ushqyerjes së shëndetshme, shumë gra vuajnë nga mungesa e të paktën një ushqyesi të rëndësishëm.
Sipas ekspertëve, çdo grua ka nevojë për 13 vitamina, acide yndyrore dhe minerale.
Këtu përfshihen vitaminat A, C, D, E, K dhe B.
Ekspertët paralajmërojnë se nëse nuk do të ekzistonin suplementët, 75 përqind e grave do të vuanin nga mungesa e një ose më shumë ushqyesve.
Cilat janë vitaminat më të mira për gratë
Mungesa e vitaminave dobëson aftësinë e një gruaje për t’i mbijetuar lindjes së fëmijës, për të kapërcyer infeksionet, e për t’u rimëkëmbur nga sëmundjet.
Për shembull, mungesa e vitaminës K, D dhe kalçiumit e bën një grua më të predispozuar të vuajë nga osteoporoza.
Mungesa e vitaminave A dhe C dobëson shikimin tek gratë.
Pavarësisht moshës, këto janë vitaminat më të mira që çdo grua duhet të marrë patjetër.
Vitaminat C, A dhe E
Këto vitamina futen në grupin e antioksidantëve.
Ato luftojnë radikalet e lira që përshpejtojnë plakjen dhe nxisin sëmundje që prekin zemrën, sytë, lëkurën dhe trurin.
Vitamina D3
Kjo vitaminë merret nga ushqime si vezët, produktet e bulmetit dhe disa kërpudha.
Pjesa më e madhe e vitaminës D merret falë ekspozimit në diell.
Vitamina D3 është thelbësore për shëndetin e kockave, trurit, humorin dhe ekuilibrat hormonalë.
Vitamina K
Kjo vitaminë është e rëndësishme për parandalimin e sëmundjeve të zemrës por edhe për shëndetin e kockave.
Gratë që marrin antibiotikë për një kohë të gjatë kanë nivele të ulëta të vitaminës K.
Ka dy lloje vitaminash K: K1 që merret nga perimet dhe K2 që merret nga produktet e bulmetit.
Vitaminat B
Vitaminat B përfshirë folatin janë shumë të rëndësishëm për shëndetin e një gruaje.
Ato parandalojnë lodhjen dhe përmirësojnë funksionet e trurit.
Vitaminat B mund t’i gjeni tek vezët, peshku, mishi, qumështi dhe kosi.
Ushqimet e pasura me folat janë spinaqi, shpargu, agrumet dhe fasulet.
Hekuri
Nevoja për hekur tek një grua është më e madhe në ditët e ciklit.
Gratë që kanë mungesa të hekurit dhe vitaminës B12 vuajnë nga imuniteti i dobët, lodhja, infeksionet fatale dhe gjakderdhja e tepërt.
Jodi
Gratë e moshës 20 deri në 39 vjeç kanë nivelet më të ulëta të jodit në krahasim me grupmoshat e tjera.
Jodi është i domosdoshëm për shëndetin e tiroides dhe atë mund ta gjeni kryesisht tek produktet e detit.
Magnezi
Magnezi është përgjegjës për 300 funksione biokimike në organizëm.
Mungesa e tij shkakton probleme me tretjen, stres kronik, pagjumësi, ankth, dhimbje koke dhe konstipacion.
Ushqimet e pasura me magnez janë barishtet, fasulet, arrat dhe farat.
Omega-3
Acidet yndyrore omega-3 dhe omega-6 janë të rëndësishme për trurin, zemrën dhe sistemin imunitar.
Përveç suplementëve, këto acide mund t’i merrni nëpërmjet konsumit të salmonit, skumbrisë, sardeleve dhe peshkut ton.
Kalçiumi
Kalçiumi është i nevojshëm për kockat.
Kur kombinohet me vitaminën D dhe magnezi ofron mbrojtje ndaj sëmundjeve të zemrës, osteoporozës, diabetit dhe kancerit.
Kalçiumi merret nga qumështi, kosi, brokoli, bamja dhe fasulet.
Comments are closed for this post.