Vitamina D quhet vitamina e diellit sepse trupat tanë e prodhojnë atë në përgjigje të dritës së diellit. Duke pasur parasysh shqetësimet në lidhje me kancerin e lëkurës dhe plakjen e parakohshme nga rrezet e dëmshme të diellit, ne tentojmë mbrohemi me krem kundër diellit, e cili mbron lëkurën, por gjithashtu kufizon aftësinë për të prodhuar vitaminë D. Kjo gjithashtu kufizon përfitimet e vitaminës D që absorbojmë. “Shumica e mjekëve rekomandojnë të kaloni rreth 15 minuta në ditë në diell pa krem mbrojtës për t’i dhënë trupit tuaj një shans për të krijuar dozën e tij të përditshme të vitaminës D”, thotë Michael Holick, MD, profesor dhe drejtor i Laboratorit të studimeve të Vitamina D, Skin and Bone në Qendrën Mjekësore të Universitetit të Bostonit.

Parandalon ngrënien e tepërt dhe obezitetin: Studiuesit nga Shkolla e Mjekësisë në Universitetin e Kalifornisë Jugore raportojnë se gratë shtatzëna që kanë mangësi të vitaminës D kanë më shumë mundësi që të lindin fëmijë që kanë tendencë për tu bërë obez.

Fëmijët e lindur nga mama që kishin mangësi të vitaminë D kanë më shumë gjasa të zhvillojnë astmë dhe çrregullime të tjera të frymëmarrjes, thotë Dr Holick,: Një strategji me 3 hapa për të kuruar problemin më të shpeshtë shëndetësor. “Ne e dimë që nivelet adekuate të vitaminës D ndihmojnë në ndërtimin e një sistemi imun të efektshëm dhe që imuniteti i nënës i kalon fëmijës gjatë shtatzënisë dhe më gjerë”.

Studimi është mjaft i qartë, thotë Dr. Holick: Nivelet adekuate të vitaminës D mund të zvogëlojnë rrezikun për kancerin e gjirit. “Ekspozimi i diellit dhe statusi i vitaminës D gjatë viteve të para të jetës do të zvogëlojnë rrezikun e zhvillimit të kancerit të gjirit më vonë.” Gratë më me shumë ekspozim ndaj diellit kishin gjysmën e rrezikut të zhvillimit të kancerit të gjirit se sa gratë me ekspozim të ulët të diellit.