Qeveria e re e Republikës së Maqedonisë u votua me 77 vota për dhe 22 kundër. Kryeministër i ri është zgjedhur Hristijan Mickoski.
Koalicioni qeveritar përbëhet nga VMRO-DPMNE, dhe nga koalicioni VLEN dhe ZNAM. Deputetët e LSDM-së dhe të Majtës votuan kundër Qeverisë, ndërsa Fronti Evropian e la seancën pak para përfundimit të saj.
Në qeverinë e re janë gjithsej 20 ministri dhe qeveria ka 24 anëtarë. Në kabinetin qeveritar, 15 anëtarë janë nga koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE, gjashtë nga koalicioni VLEN dhe dy nga ZNAM.
Comments are closed for this post.