Një aksident ajror është regjistruar ditën e sotme në Portugali, gjatë shfaqjes së ekipit të fluturimit aerobatik të Forcave Ajrore.
Dy avionë Yakovlev Yak-52 janë përplasur me njëri-tjetrin në ajër, teksa momenti është filmuar dhe është shpërndarë në rrjetet sociale. Si pasojë e përplasjes tragjike, një pilot humbi jetën, ndërsa një tjetër u plagos.
Aksidenti ka ndodhur në qytetin e Bejës, gjatë festivalit të fluturimeve aerobatike Beja Air Show.
“Forcat Ajrore me keqardhje njoftojnë se në orën 16:05 (me orën lokale) teksa po zhvillohej Beja Air Shoë, dy avionë u përplasën gjatë një shfaqjeje ajrore”, thuhet në njoftimin e shkurtër për shtyp.
Comments are closed for this post.