Nesër në ora 12, siç është paralajmëruar, në Parlament do të mbahet inaugurimi në sallën “Maqedonia”.

Siljanovska Davkova duhet të deklarohet para deputetëve të përbërjes së vjetër, pas së cilës i fillon mandati. Presidentit aktual Stevo Pendarovski i skadon mandati nesër.

Profesoresha universitare Gordana Siljanovska-Davkova do të jetë presidentja e gjashtë e Maqedonisë dhe gruaja e parë e zgjedhur në këtë post.