Fushata për zgjedhjet parlamentare nis sot me aktivitetet e partive dhe koalicioneve për prezantimin e programeve zgjedhore dhe kandidatëve për deputetë në gjashtë njësitë zgjedhore. Aktivitete do të ketë edhe për fushatën aktuale për zgjedhjet presidenciale, e cila do të zgjasë edhe pesë ditë të tjera.
Koalicioni “Ardhmëria Evropiane” e udhëhequr nga LSDM-ja e nis fushatën parlamentare me manifestimin “Nuk ka dorëzim nga e ardhmja” në Shkup, ndërsa tubime do të ketë edhe në Demir Kapi dhe Gjevgjeli. Aktivitete do të ketë edhe kandidati për president Stevo Pendarovski. VMRO-DPMNE dhe Koalicioni “Maqedonia juaj”, nga ana tjetër, tradicionalisht do ta nisin fushatën me tubim në Ohër, ku do të prezantohet kandidatja për presidente Gordana Siljanovska Davkova.
Koalicioni “Fronti Evropian” paralajmëroi aktivitete në Shkup për seancën konstituive të Kuvendit fitues nga zgjedhjet parlamentare të 8 majit 2024 dhe prezantimin e kandidatit për president Bujar Osmani, si dhe tubim qendror në Kumanovë. Miting në Kumanovë do të mbajë edhe Lëvizja ZNAM dhe kandidati për president Maksim Dimitrievski. Në selinë e Koalicionit VLEN pranë sheshit Skënderbej në Shkup është paralajmëruar konferencë për media e kandidatit për president Arben Taravari dhe bartësve të listave të kandidatëve për deputetë në të gjitha njësitë zgjedhore.
Comments are closed for this post.