Shefi i agjencisë izraelite të spiunazhit (Mossad), David Barnea, gjatë takimit të tij të fundit me ndërmjetësit në kryeqytetin Doha në Katar, i ka dhënë një vlerësim pozitiv mundësisë së një marrëveshjeje të shkëmbimit të pengjeve me Hamasin, por kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e ka hedhur poshtë propozimin e dhënë.
Transmetuesi izraelit “Channel 12” i ka cituar këto burime të paidentifikuara pasi Barnea besonte se një marrëveshje me Hamasin është e mundur, por Netanyahu kundërshtoi detajet kur iu prezantuan.
Propozimi përfshinte lirimin e 40 të burgosurve izraelitë në këmbim të kthimit të pakushtëzuar në shtëpitë e tyre të banorëve të qytetit Gaza që ndodhet pjesën veriore të enklavës palestineze, raporton kanali izraelit.
Propozim “i dobët” nga perspektiva e Izraelit, kështu zgjodhi ta quante Netanyahu teksa urdhëroi përgatitjet për pushtimin e qytetit Rafah që ndodhet në pjesën jugore të Rripit të Gazës.
Ndërkaq, anëtarët e kabinetit të sigurisë izraelite, Benny Gantz dhe Gadi Eisenkot, po ashtu mbështetën qëndrimin e shefit të Mossadit, megjithatë, nga ata nuk pati një pengesë kur kryeministri izraelit kundërshtoi dhe refuzoi marrëveshjen.
Një delegacion izraelit, i kryesuar nga Barnea, më 18 mars udhëtoi në Doha për bisedime mbi një shkëmbim pengjesh dhe një armëpushim në Rripin e Gazës.
Sipas mediave izraelite, negociatat me Hamasin nisën zyrtarisht me ardhjen e një delegacioni të kryesuar nga shefi i Mossadit.
Nitzan Alon, përgjegjës për kapjet dhe personat e zhdukur ushtarakë izraelitë, ishte anëtar i delegacionit. Mediat izraelite raportuan se bisedimet pritej të zgjasnin rreth dy javë.
Comments are closed for this post.