Numri i të punësuarve në sektorin publik në vitin 2022 është zvogëluar për 3722 krahasuar me vitin 2021, tregoi Avokati i Popullit Naser Zyberi duke prezantuar Raportin për monitorimin e zbatimin e përfaqësimit adekuat dhe të drejtë në sektorin publik. Etnikisht, përfaqësimi i shqiptarëve në sektorin publik ka shënuar rritje të vogël, ndërsa ulje të vogël ka tek komuniteti maqedonas.
“Numri i të punësuarve nga komuniteti maqedonas është zvogëluar për 0.9 për qind, dhe ky trend pra për vite me radhë vazhdon. Në raport me vitin e kaluar kur ka qenë 72.8 për qind, tani është 71.9. Në vitin 2022, përfaqësimi i komunitetit shqiptar ka shënuar një rritje te numri i të punësuarve në sektorin publik për 0.8 për qind, për dallim nga viti i kaluar ku ky përfaqësim ishte 20.6 për qind, tani është 21.4 për qind”, tha Naser Zyberi, Avokat i Popullit.
Te komuniteti turk vërehet një rritje prej 0.1 për qind. Komuniteti rom mbetet në nivelin e njëjtë si vitin e kaluar me 1.3 për qind. Në të njëjtin nivel me vitin e kaluar mbetet edhe komuniteti boshnjak me 0.5 për qind dhe komuniteti serb me 1.4 për qind. Komuniteti vlleh ka zvogëlim prej 0.1 për qind.
Sa i përket përfaqësimin gjinor, Zyberi thotë se ka një rritje të vogël të përfaqësimin së gjinisë femërore prej 0.65%.
“Në qoftë se krahasohen numrat me vitin e kaluar 69 mijë e 4% ishin meshkuj ose 51.46. Ndërsa 65.085 femra ose 48.54% këtë vit ka një lëvizje të vogël prej 0.65%. Në lidhje me personat e zgjedhur dhe të emëruar, kur janë në pyetje raportet gjinore, është konstatuar se përfaqësimi i gjinisë femërore nëpër institucione është 43%. Ndërsa përfaqësimi i gjinisë mashkullore 56.90%, që do të thotë përfaqësimi i gjinisë mashkullore është më i madh për gati 13%. E njëjta është situatë edhe në përfaqësimin e gjinisë femërore, në vendet udhëheqëse në institucione të ndryshe publike, ku ky përfaqësim është më I vogël në raport me gjininë mashkullore për gati 4%”, pohoi Naser Zyberi, Avokat i Popullit.
Avokati i Popullit tha se disa institucione publike sipas ligjit janë të detyruar që gjatë punësimeve të theksojnë përkatësinë etnike dhe gjinore, por këtë parim nuk e respektojnë. Këtu përmendi institucionet si Prokurori, gjyqësori, mbrojtja sociale, organet e pavarura shtetërore si agjencisë, drejtoritë dhe komisionet.
Comments are closed for this post.