Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani ka njoftuar se janë evakuuar nga Gaza dy shtetasit e fundit të RM-së që kishin mbetur të bllokuar bëhet fjalë për një çift.
“Çifti, dy shtetasit tanë të fundit që ndodheshin në zonat e rrezikut, janë evakuuar nga Gaza. Ata janë aktualisht në strehim të sigurt dhe të përkohshëm në Kajro dhe së shpejti do të kthehen në shtëpi. Dëshiroj të shpreh mirënjohje të veçantë për angazhimin dhe profesionalizmin e u.d. ambasadorë në Tel Aviv dhe Kajro, Maciej Kaczorowski dhe Elma Altorok, të cilët bënë përpjekje të jashtëzakonshme në komunikim të vazhdueshëm me institucionet kompetente të Egjiptit dhe Izraelit si dhe me qytetarët tanë”, tha Osmani.
Comments are closed for this post.