Sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe, Ahmed Aboul Gheit, ka bërë thirrje për t’i dhënë fund “krizës” në Siri.
“Zhvillimet në Siri akoma kërkojnë një përpjekje pioniere arabe. Është e nevojshme të tregohet fleksibilitet nga të gjitha palët në mënyrë që kolapsi ekonomik dhe bllokimi politik të mund të largohet. Siria duhet të angazhohet në mjedisin e saj natyror arab”, tha Aboul Gheit.
Anëtarësimi i Sirinë në Ligën Arabe u pezullua në vitin 2011 për shkak të goditjes brutale të regjimit kundër revolucionit popullor.
Aboul Gheit iu referua edhe sfidave të tjera arabe dhe mënyrave për t’i zgjidhur ato, duke përfshirë krizën në Libi dhe Jemen, si dhe çështjen palestineze.
Ai tha se Arabia Saudite dhjetorin e ardhshëm do të organizojë samitin arabo-kinez dhe samitin e pestë arabo-afrikan në vitin 2023.
Comments are closed for this post.