Sistemi i paralajmërimit të tërmetit u aktivizua në Mexico City dhe lëkundjet u ndjenë në pjesë të kryeqytetit, sipas Reuters, nuk ka raportime për dëme apo lëndime. Agjencia sizmologjike e Meksikës vlerësoi magnitudën e tërmetit në 6.3, me epiqendrën pranë qytetit Matias Romero në shtetin jugor të Oaxaca. Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS) raportoi se tërmeti kishte një magnitudë 5.9 dhe një thellësi fokale rreth 108 kilometra.