Sot në Shkup do të ketë marsh protestues, ku familjarët e 14 viktimave të cilat u dogjën në tragjedinë e zjarrit në spitalin modular të Tetovës do të kërkojnë drejtësi për jetët e humbura.
Marshi protestues do të fillojë në ora 14:00 nga Sheshi “Skënderbeu” dhe do të përfundojë te Prokuroria Themelore Publike e RMV-së, e cila sipas familjarëve “i ka mbyllur sytë karshi drejtësisë dhe po mbron përgjegjësit e tragjedisë ku u dogjën 14 njerëz të gjallë.”
“U bëjmë apel qytetarëve të Shkupit dhe qyteteve tjera të na mbështesin në kërkim të drejtësisë, kurse partive politike u apelojmë të qëndrojnë larg keqpërdorimit të protestës tonë për përfitime politike”, tha Mumin Ismaili, i cili në zjarrin humbi nënën e tij.
Ai krahas Ibin Emshiut i cili humbi vëllain dhe babanë tha se kanë vendousr që protesta të mbahet në Shkup ku para prokurorisë të kërkojnë drejtësinë atje “sepse atje buron padrejtësia dhe korrupsioni”.
Comments are closed for this post.