Trajneri i klubit të basketbollit Çair 2030, Erhan Ramadani me rastin e përmbylljes së sezonit të garave në Ligën e Parë, ka falënderuar publikisht simpatizuesit, miqtë dhe të gjithë të tjerët që i qëndruan besnik klubit deri në mbyllje të sezonit.
Ai thotë se si klub nuk do të kishim mundur të arrijnë deri këtu pa përkrhaje e tyre.
“Me rastin e përmbylljes te sezonit të garave ndjej obligim dhe përgjegjsi t’ju drejtohem të gjithë simpatizuesve, miqëve të KB Çair 2030.
Fillimisht si trener i këtij klubi ju falemnderojë të gjithëve që qëndruat besnik deri sekondin e fundit të përmbylljes së këtij sezoni. Ne si Klub nuk do të kishim mundur të arrijmë deri këtu pa përkrhajen tuaj.
KB Çair 2030 e përfundon këtë sezon të garave në ligën e parë me rezultat relativisht të mirë duke siguruar vend ne ligën e parë në sezonin e ardhshëm. Si trener i këtij klubi , unë e konsiderojë të sukseshëm.
Krahas gjitha vështirësive në aspektin financiar, rosterit dhe infrastrukturorë, vlersojë se klubi ynë është në rrugë te mbarë.
Në këtë sezonë shënuam 11 fitore kundër klubeve të cilat kanë traditë më të gjatë në ligë të parë por edhe disponojnë me mjete financiare dhe infrastrukturë më të madhe se Klubi ynë (Pelister, Euro Nikel). Duke patur parasysh këto rezultate mund lirisht të them se KB Çair 2030 shkruan histori në sportin e basketbollit shqiptar në Maqedoninë.
Prandaj, bëj thirrje të gjithë faktorëve në vend për përkhraje në nivel institucional të KB Çair 2030 në mënyrë që te mund të jemi edhe më konkurent gjatë sezonit të ardhshëm. Nuk mund të përfundoja pa i thënë faleminderit secilit lojtarë ne veçanti, familjeve, sponzorëve, tifozëve dhe të gjithë përkrahsvë që pa hezitim qëndruan pranë Kb Çair 2030 gjatë çdo sfide.
Për mua personalisht është privilegj dhe ndjenjë e veçantë të udhëheqësh një klub me një zemër kaq të madhe. Ju falemnderit”, njofton Erhan Ramadani.
Comments are closed for this post.