Në reklamat e gjigandit ”Meta” hyn edhe inteligjenca artificiale, raporton Reuters. Kompania do të fillojë testimin e këtyre mjeteve për krijimin e përmbajtjeve të tilla si sfondet e tekstit dhe imazhit.

Një grup i përzgjedhur reklamuesish do të ftohen të eksperimentojnë me mjetet në një lloj “shesh lojërash” që kompania e quan AI ​​Sandbox, shpjeguan drejtuesit e Meta në një event në Nju Jork.

Megjithatë, drejtuesit nuk kanë specifikuar se cilët dhe sa reklamues do të kenë akses në këtë hapësirë ​​fillimisht, duke thënë vetëm se bëhet fjalë për një grup të vogël.

Por Meta planifikon t’u japë më shumë reklamuesve akses në korrik dhe të integrojë disa nga veçoritë në produktet gjenerike të reklamave më vonë këtë vit.

 

 

Njoftimi shënon përpjekjen e parë të pronarit të Facebook dhe Instagram në prezantimin e produkteve duke përdorur teknologjinë e inteligjencës artificiale gjeneruese, në vazhdën e popullariteti i ChatGpt.