Vetëm pak ditë para zgjedhjeve të rëndësishme presidenciale në Turqi, është tërhequr kandidati i partisë së tretë Muharrem Ince.
Menjëherë pas këtij lajmi të papritur, ai doli në një deklaratë për mediat, ku sqaroi vendimin për të mos vazhduar rivalitetin e zgjedhjeve të ashpra të 14 majit.
“Unë po tërhiqem nga kjo garë dhe po e bëj këtë për vendin tim. Nuk dua të më fajësojnë mua kur humbasin. I ofrova Turqisë një opsion të tretë. Unë u përpoqa të hap një rrugë, nuk ia dolëm dot. I bëj thirrje secilës familje t’i japë Partisë Atdheu të paktën një vote”, tha Ince.
Kandidati presidencial turk është tërhequr nga gara, duke ulur rivalitetin e Presidentit Recep Tayyip Erdogan. Ince mbështetej nga një numër i ulët, për këtë arsye ishte shtuar frika nga opozita se figura do ta ndante votën kundër Erdoganit.
Partia Atdheu, do të mbetet në garën parlamentare, gjithashtu edhe emri i tij në fletën e votimit. 59-vjeçari kandidoi për president në vitin 2018, por humbi kundër Erdoganit.
Comments are closed for this post.