Mbron dhëmbët, mbron zemrën, lufton ftohjen dhe gripin, ndaj konsiderohet fruti më i shëndetshëm në botë. Dhe pikërisht këto janë vetëm disa nga arsyet pse duhet ta keni këtë frut në menynë tuaj çdo ditë.
Shumë studime kanë vërtetuar që është një nga lëngje më shëruese në botë për shkak të ndikimit të dobishëm në sistemin kardiovaskular, nervor dhe kockor.
Përveç dobive për zemrën dhe enët e gjakut, përbërësit e shegës pengojnë rritjen e kancerit të gjirit, prostatës, zorrës së trashë, leucemisë dhe parandalojnë ndryshimet të cilat nxisin rritjen e tumorit.
Shega është po ashtu e mbushur me vitaminë C dhe konsiderohet shihet si kuruese kundër proceseve inflamatore, ndërsa është burim i shkëlqyer i vitaminës B5, kaliumit, fenoleve natyrale si elagitaninet dhe flavonoidet. Për forcimin e imunitetit dhe parandalimin e çrregullimeve shëndetësore ekspertët rekomandojnë konsumimin ditor të 2,5 decilitrave të lëngut të shtrydhur të shegës.
Comments are closed for this post.