Mëngjesin e sotëm, njoftime për bomba të vendosura kanë mbërritur edhe në adresën e hotelit “Aleksandar Palas”, ku do të mbante fjalim kryeministri Dimitar Kovaçevski.
Fillimi i konferencës vjetore të Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut ishte planifikuar për në ora 10:00. Ndër pjesëmarrësit e konferencës ishin edhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe ministri i Financave, Fatmir Besimi.
Të gjithë personat që ndodheshin në hotel janë evakuuar. Policia ndodhet në terren dhe po kryen kontrolle antiterror. Ky është rasti i parë që raportohet për një bombë në një ngjarje ku pritet të marrin pjesë edhe politikanë.
Dje në 49 shkolla në Shkup dhe Kumanovë janë raportuar për bomba dhe pas kontrolleve është vërtetuar se të gjitha ishin të rreme.
Comments are closed for this post.