Komunikacioni në aksin rrugor Mavrovë – Dibër, në afërsi të Manastirit Shën Jovan Bigorski prej orës 06:45 zhvillohet në një korsi për shkak të rrëshqitjes së dheut, njoftojnë nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM).
Ekipet e “Makedonija Pat”, janë në terren dhe po punojnë për zhbllokimin e rrugës dhe normalizimin e trafikut.
Nga atje thonë se komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pandërprerë dhe në rrugë me lagështi.
Komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të moderuar.
Comments are closed for this post.