Është djegur një dhomë në burgun e Kshanjës, ka njoftuar sot Qendra rajonale për menaxhim me kriza Kumanovë, të cilën e kanë konfirmuar edhe autoritetet e burgut.
Zjarri ka rënë në orët e mesditës, gjatë ditës së djeshme.
“Menjëherë është njoftuar njësiti i zjarrfikësve, policia si dhe punonjës social, pasi personi i vendosur në dhomën e paraburgimit është i mitur. Gjatë nxjerrjes së të arrestuarve nga dhomat, një polic i burgut është shtruar në spital për shkak të ngufatjes dhe i është dhënë ndihmë. Nuk është lënduar asnjë i dënuar. Zjarri është shuar”, tha drejtori i burgut të Kshanjës, Nenad Cvetkoviq.
Nga QRMK Kumanovë, informojnë se zjarri shpërtheu në orën 12:07 dhe u shuar rreth orës 13:20. Zjarri është shuar nga pesë zjarrfikës me një mjet zjarrfikësish. Zjarri është raportuar edhe në SPB Kumanovë në mesditë, nga ku është dërguar një ekip.
Comments are closed for this post.