Pas dorëheqjes së djeshme të kryetares së Këshillit gjyqësor Pavlina Cërvenkovska ku tha se largohet nga funksioni për shkak të, siç tha, ndikimeve të biznes elitës dhe të gjyqësorit, sot kryeministri Kovaçevski e thirri që t’i denoncojë të gjitha presionet deri tek institucionet.

Përveç në gjyqësor, këtë e bëjnë edhe në Prokurori, tha Kovaçevski duke aluduar në tërheqjen e kandidaturës së Burim Rustemit për shef të Prokurorisë së lartë pasi u tërhoq edhe Fatime Fetai.

Ai theksoi se Qeveria i plotëson detyrat e saj dhe kompetencat pas sigurimit të kushteve
për gjyqësor dhe prokurori të pavarur.

“Është e saktë se ajo prezantoi kualifikime të caktuara dhe nëse kjo ka ndodhur, atëherë ajo i ka dispozicion të gjitha institucionet në shtet ku mund të denoncojë nëse ka pasur presione politike ose afariste, siç tha ajo në dorëheqjen e saj dhe mendoj se nëse kjo ka ndodhur atëherë duhet këtë ta denoncojë deri tek institucionet kompetentë në mënyrë siç bëhet kjo. E njëjta gjë po vlen edhe në pjesën e Prokurorisë”, tha kryeministri Kovaçevski.