Institucionet në vend po bëjnë punën e tyre dhe qytetarët duhet të kenë besim, tha Sllavjanka Petrovska, ministre e Mbrojtje
Ajo supozon se arsyeja e sulmeve hibride ndaj saj janë të motivuara nga qëndrimi i saj i fortë ndaj luftës së padrejtë kundër Ukrainës.
“Qëndrimet tona për Ukrainën nuk u nxitën nga udhëzimet e NATO-s, por u ndërtuan brenda kornizës së institucioneve. Ne jemi shtet i pavarur dhe zëri ynë dëgjohet në Aleancë sepse jemi anëtarë të barabartë”, thotë Petrovska për “TV24”.
Ajo thotë se të gjitha organizatat e sigurisë në vend bashkëpunojnë me njëra-tjetrën dhe pritshmëritë e saj janë që të gjitha institucionet të reagojnë në kompetencën e tyre për të dekurajuar sulme të tilla.
“Qeveria, duke përfshirë edhe gjyqësorin, duhet të garantojë sigurinë e qytetarëve”, shtoi Petrovska.
Comments are closed for this post.