Këngëtarja e njohur shqiptare, Eni Koçi, është bërë nënë për herë të parë.

Ajo dhe bashkëshorti i saj, artisti Genc Prelvukaj, kanë mirëpritur një vajzë që e pagëzuan me emrin Adea.

Lajmin e ka konfirmuar vet artistja me anë të një postimi të shpërndarë në rrjete sociale.

“Mirë se erdhe Adea Prelvukaj”, nis postimi i Koçit.

“Jam e bekuar që sot mora emrin më të shenjtë, emrin Nënë. Adea ime, të dua më shumë se çdo gjë në botë. Faleminderit që ma zbukurove jetën”, u shpreh më tej ajo.

Eni dhe Genci zbuluan disa muaj më parë se janë në pritje të një fëmije, përmes një kënge që e realizuan së bashku.

Foto: Instagram

Ata po ashtu në muajin maj treguan se janë martuar.

Çifti nga ana tjetër u fejuan në një ceremoni intime në vitin 2019.