Ende vlen thirrja e MPJ-së së Maqedonisë së Veriut për qytetarët e saj për tu larguar nga Rusia, të publikuar më 28 shkurt të këtij viti, që kur u vendosën masat kufizuese ndaj Moskës, si përgjigje ndaj pushtimit rus në Ukrainë,

Nga MPJ u bënë thirrje të gjithë qytetarëve të Maqedonisë që planifikojnë vizitë në Federatën Ruse në periudhën e ardhshme, të përmbahen nga udhëtimi në të.

Nga MPJ theksojnë se për mbështetjen e qytetarëve të vendit që ndodhen në Rusi janë në dispozicion numrat e telefonit në Ambasadën tonë: + 74 99 124 33 57 (telefon fiks) dhe + 79 58 643 34 63 (celular). si dhe e-mail adresat: [email protected] dhe [email protected].

Po ashtu, qytetarët tanë mund të kontaktojnë edhe Ministrinë e Punëve të Jashtme në numrin e telefonit +389 75 273 732 dhe në adresën elektronike: [email protected].