Dezertorët rusë që janë duke u larguar nga mobilizimi i përgjithshëm i urdhëruar nga Vladimir Putin mund të marrin mbrojtje në Gjermani. Lajmin e bëri të ditur ministrja e brendshme gjermane.
Në një intervistë për gazetën Frankfurter Allgemeine Zeitung, Nancy Faeser u shpreh: “Dezertorët e kërcënuar me represion serioz, si rregull, mund të marrin mbrojtje ndërkombëtare në Gjermani.”
Po ashtu, ministrja gjermane shtoi se kushdo që kundërshton me guxim regjimin e Putinit dhe e vendos veten rrjedhimisht në rrezik të madh, mund të kërkoj azil për shkak të persekutimit politik.
Comments are closed for this post.