Funerali i Mbretëreshës Elizabeth II, më 19 shtator, do të jetë një nga ngjarjet më të mëdha të organizuara, dekadat e fundit, në Mbretërinë e Bashkuar. Ftesat tashmë janë planifikuar dhe pritet që rreth 500 krerë shtetesh e personalitetesh të marrin pjesë. Ceremonia do të mbahet në Westminster Abbey, që ka një kapacitet për rreth 2200 njerëz.
Mbreti dhe Mbretëresha e Holandës, do të jenë në mesin e mbretërve europianë.
Pjesëmarrës në funeral priten të jenë anëtarë të familjeve mbretërore nga e gjithë Europa, shumë prej të cilëve kanë dhe lidhje gjaku me Mbretëreshën. Mbreti Philippe i Belgjikës dhe Mbretëresha Mathilde kanë konfirmuar se do të jenë atje, po ashtu edhe Mbreti holandez, Willem-Alexander me gruan dhe nënën e tij, ish-mbretëresha holandeze, Beatrix. Mbreti Felipe dhe Mbretëresha Letizia e Spanjës kanë pranuar, gjithashtu, se do të jenë pjesë e funeralit. Nuk do të mungojnë as familjet mbretërore të Norvegjisë, Suedisë dhe Danimarkës.
Presidenti Joe Biden do të marrë pjesë së bashku me Zonjën e Parë, Jill Biden.
Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se presidenti Joe Biden do të marrë pjesë, së bashku me Zonjën e Parë, Jill Biden. Shumë diskutime ka pasur nëse Presidenti Biden do të ftonte paraardhësin e tij, Donald Trump, për të qenë pjesë e delegacionit amerikan, por kufizimet në numrin e pjesëmarrësve, nënkuptojnë se jo të gjithë ish-Presidentët do të marrin pjesë.
Kryeministri indian, Narendra Modi, nuk ka konfirmuar nëse do të marrë pjesë.
Udhëheqësit e Komonuelthit
Kryeministri i Bangladeshit, Sheikh Hasina, si dhe presidenti i Sri Lankës, Ranil Wickremesinghe, thuhet se kanë pranuar ftesat. Kryeministri indian, Narendra Modi, edhe pse ka marrë një ftesë, ende nuk ka konfirmuar nëse do të jetë i pranishëm.
Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier, dhe ai italian, Sergio Mattarella, do të marrin pjesë të dy në funeral
Liderë të tjerë botërorë.
Udhëheqës të tjerë botërorë që thuhet se kanë pranuar ftesat janë: Kryeministri irlandez, Micheal Martin; Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier; Presidentin italian, Sergio Mattarella; Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen; Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-Yeol; si dhe Presidenti brazilian, Jair Bolsonaro. Pjesë e funeralit pritet të jetë edhe Perandori japonez, Naruhito; Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, si dhe Presidenti francez, Emmanuel Macron.
Nuk dihet nga ana tjetër nëse Presidenti kinez, Xi Jinping, do të marrë ftesë dhe nëse do ta pranojë atë. Republika Islamike e Iranit – prej kohësh subjekt i sanksioneve ndërkombëtare për programin e saj bërthamor – do të përfaqësohet vetëm nga një ambasador.
Të paftuar
Comments are closed for this post.