Një vajzë 16 vjeçare e cila ka qenë duke u trajtuar në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”, respektivisht në repartin e Psikiatrisë në Shkup, është hedhur nga dritarja.
Vajza me iniciale A.SH e lindur në vitin 2006, ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe aktualisht ndodhet në Klinikën për Anestezion, Reanimacion dhe Mjekim Intensiv.
Informacione më të detajuara lidhur më rastin, deri më tani nuk kanë dhënë nga policia e as nga spitali.
Comments are closed for this post.