Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në tri ditët e fundit (nga 1 korriku deri më 3 korrik 2022), janë kryer 1.695 teste dhe janë regjistruar 290 raste të reja me Covid-19.

Shkup 186, Ohër 18, Manastir 14, Prilep 9, Kumanovë dhe Veles nga 8, Kavadar 7, Tetovë, Strumicë dhe Koçan nga 5, Shtip dhe Strugë nga 4, Gostivari, Kërçova dhe Gjevgjelia nga 3, Negotina, Dellçeva dhe Dibra nga 2, Probishtip dhe Makedonski Brod nga 1.

Nga numri i përgjithshëm i pozitivëve (290), janë regjistruar 49 riinfeksione.

Janë regjistruar 250 pacientë të shëruar.

Gjatë 3 ditëve të fundit nuk është raportuar asnjë person i vdekur.

Sipas Regjistrit të personave të vdekur me diagnozë Covid-19, asnjë person i vdekur nuk është regjistruar as nga sistemi “Termini im”.