Lideri i opozitës OBRM-PDUKM, Hristijan Mickoski në konferencën e sotme për media tha se partia do ta ankimojë vendimin e Gjykatës me të cilin konfiskohet selia e partisë dhe paralajmëroi hapjen e mundshme të procedurës para Gjykatës në Strasburg.

“E gjithë kjo do të ankimohet pasi të marrim aktgjykimin me shkrim, në Gjykatën e Apelit.

Nuk presim që diçka të ndryshojë në këtë gjyqësor dhe prokuroria partiake, por do të përdorim të gjithë mekanizmat ligjorë që kemi në dispozicion dhe do të shqyrtojmë mundësinë e hapjes së procedurës para Gjykatës në Strasburg. Drejtësia do të dëshmohet”, tha Mickoski.

Mickoski tha se ky gjykim është bërë për defukusim të opinionit nga goditjet e çmimeve dhe inflacionit enorm dhe varfëri në rritje.

“Dhe kjo është arsyeja pse në këtë moment po ndodhin dy procese paralele. Njëra është përhapja e gënjeshtrave, imponimi i sistemit të akuzave të rreme, mbjellja e puplave mbi opozitën, OBRM-PDUKM-në dhe mua personalisht, dhe qëllimi i gjithë kësaj është që opinioni të merret me gënjeshtra në vend të goditjeve të çmimeve dhe katastrofës në të cilën jetojmë”, tha Mickoski.