Ukraina ndalon sot për shkak të luftës tranzitin e gazit rus në drejtim të Europës nga rajoni i Luhanskut në lindje të vendit.
Kjo do të bëjë që kontinentit të vjetër t`i hiqen 32,6 milionë metër kub gaz në ditë, apo një e treta e sasisë së përditshme që transportohet nga Ukrainë në Europë.
Autoritetet ukrainase thonë se për shkak të pushtimit rus është bërë e pamundur që të kontrollohen pikat e Soçranivkas dhe stacioni i gazit në Novopskov.
Soçranivka është pjesë e gazsjellësit Sojus, që kalon nga rajoni rus Orenburg deri në Ushhorod në Ukrainë. Sipas Kievit, rusët kohët e fundit kishin dëmtuar punën e këtyre reparteve.
Porositë për tranzitin e gazit rus përmes Soçranivkas kanë rënë në zero ndërkohë, bëri të ditur OGTSU. Për kalimin e gazit përmes tubacionit Sojus drejt perëndimit do të pranohen për këtë ditë vetëm vetëm porosi të Gazpromit.
Koncerni gjigant energjetik rus, që transportonte thuajse çdo ditë pothuajse 100 milionë metër kubikë gaz përmes Ukrainës në drejtim të Europës, pretendon se “nuk ka asnjë lloj konfirmimi për një situatë nën faktorë të jashtëzakonshëm”.
Ukrainasit kishin punuar “të pashqetësuar” në javët e kaluara në Soçranivska. Nuk është e mundur nga ana teknike që furnizimet e bllokuara të kalohen në pikën Sudsha që ndodhet në territor rus në afërsi të Ukrainës, u shpreh zëdhënësi, Sergej Kuprijanov.
Pas njoftimit nga Ukraina, Ministria gjermane e Ekonomisë njoftoi se “siguria e furnizimit në Gjermani është aktualisht e garantuar, dhe se Gjermania nuk kërcënohet nga ky reduktim i furnizimit.
Comments are closed for this post.