Njësiti mobil për siguri në komunikacionin rrugor gjatë ditës së djeshme ka kryer kontroll të intensifikuara në magjistralen Kumanovë – Shkup – Veles për të gjobitur automjetet që lëvizin me shpejtësi më të madhe se e lejuari, ndërsa janë gjobitur 89 shoferë.
Prej tyre 10 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se e lejuar dhe dy vetura me shpejtësi mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar.
Nga MPB njoftojnë se një nga shoferët është kapur duke lëvizur me shpejtësi prej 206 kilometra në orë.
MPB u bënë thirrje të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit dhe të kontribuojnë bashkërisht për rrugë më të sigurta.
Comments are closed for this post.