Sipas raportit javor të Institutit të Shëndetit Publik, javën e kaluar në periudhën prej më 4 deri më 10 prill është vërejtur se numri i të infektuarve, të shtruarve dhe të vdekurve nga Covid-19 vazhdon të ketë ulje. Përqindja e rasteve pozitive varion nga 2.4 në 10.6 për qind, mesatarisht 7.3 për qind.

Gjatë ditës së fundit, sipas të dhënave të ISHP-së, janë kryer 2290 analiza dhe janë regjistruar 150 raste të reja me Covid-19. 246 pacientë u shëruan dhe një person nga Demir Hisari ka ndërruar jetë në moshën 68 vjeçare në spital.

Shumica e të infektuarve janë nga Shkupi-83, me gjithsej 583 raste aktive në kryeqytet. Aktualisht nuk ka asnjë rast aktiv me koronavirus në Berovë, Dibër, Makedonski Brod, Makedonska Kamenica dhe Probishtip.

Deri më datë 6 të këtij muaji, me të paktën një dozë të vaksinës Covid-19 janë vaksinuar 873 332 persona. Të vaksinuar plotësisht (me dy doza) janë gjithsej 853.786 persona, ndërsa me një dozë të tretë 155.817 persona.

Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 1.986.783 teste për Covid-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid në vend që nga fillimi i epidemisë ka arritur në 307.967, numri i të shëruarve është 297.600, numri i të vdekurve është 9.256 dhe aktualisht ka 1.111 raste aktive./