Forcat ruse kanë filluar ofensivën në rajonin lindor të Donbasit, sipas një zyrtari ukrainas, duke paralajmëruar se Rusia vazhdon të grumbullojë forcat, shkruan CNN.
Vadym Denysenko, një këshilltar i ministrit të brendshëm të Ukrainës, tha: “Nga këndvështrimi im, ofensiva e madhe në Ukrainën lindore tashmë ka filluar”. “Duhet të kuptojmë se nuk do të jetë përsëritja e 24 shkurtit, kur filluan sulmet dhe shpërthimet e para ajrore dhe ne thamë: “Lufta ka filluar”. Ofensiva e madhe de-fakto tashmë ka filluar”.
Gjatë ditëve të fundit, zyrtarët ukrainas dhe perëndimorë thanë se kanë vëzhguar lëvizjen e trupave ruse në Donbas pas pengesave të shumta për Moskën në një përpjekje për të marrë Kievin.
“Rusët po ripoziciojnë forcat e tyre,” tha Denysenko. “Ata vazhdojnë të ridislokojnë trupat dhe pajisjet e tyre në rajonet e Donetsk dhe Luhansk.
“Ende nuk janë zhvilluar beteja të mëdha por mund të themi se ofensiva tashmë ka filluar”.
Por Denysenko tha se janë raportuar shpërthime gjatë natës në rajonin e Dnipropetrovsk dhe në Kharkiv. Serhii Haidai, kreu i administratës ushtarake rajonale të Luhanskut të Ukrainës, tha se autoritetet ukrainase po organizonin evakuimin e civilëve në Donbas, duke shtuar se më shumë trena evakuimi nga Luhansk dhe Donetsk janë planifikuar të nisen me 11 prill.
Comments are closed for this post.