Ministra e Punëve të Brendshme ka njoftuar se janë arrestuar katër persona në Kumanovë.
Sipas policisë, ata dyshohen se javën e kaluar kanë kryer gjashtë vjedhje në disa objekte.
“Në rajonin e SPB Kumanovë gjatë javës së kaluar janë zbardhur gjashtë vjedhje, të cilat janë kryer në disa objekte. Policët e Sektorit për polici kriminalistike nga Kumanova kanë arrestuar katër persona për shkak të ekzistimit të dyshimit se kanë kryer veprat dhe kundër tyre do të parashtrohet kallëzime përkatëse”, thonë nga MPB.
Comments are closed for this post.