Moskë- Pas vendimit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB për pezullimin e Rusisë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut, reagon Moska zyrtare.
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi pezullimin e Rusisë nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut, gjatë një votimi që u mbajt sot në Nju Jork.
Rusia u pezullua për shkak për shkak të raporteve për “shkelje dhe abuzime të rënda dhe sistematike të të drejtave të njeriut” nga ushtria ruse në Ukrainë.
Skynews raporton se 93 vende votuan pro pezullimit të Rusisë, 24 vende votuan kundër, ndërsa 58 vende abstenuan.
Para se të niste votimi, ambasadori i Ukrainës në OKB Sergiy Kyslytsya akuzoi Rusinë për abuzime “të tmerrshme”, duke iu referuar vrasjeve të civilëve në qytetin e Bucha.
Comments are closed for this post.