Ndërsa zyrtarët ukrainas kishin mbërritur në Stamboll për të biseduar me rusët, forcat pushtuese në terren përdorën raketat për tu shkatërruar institucionet e tyre në Ukrainë.

Një godinë qeveritare u sulmua me raketa nga rusët duke lënë pas 9 viktima dhe 28 të plagosur.

Presidenti Zelensky ishte i pari që dënoi sulmin:

“Këtë mëngjes raketat ruse goditën një nga qytetet tona në jugore, Mikolaiv, një qytet shumë paqësor, i cili ëndërron vetëm të marrë vendin e tij si një qendër ku ndërtohen anijet në detin e zi. Si pasojë u godit ndërtesa e administratës rajonale. 7 te vdekur dhe 2 të plagosur është bilanci që kemi deri më tani nga sulmi”.

Vitaly Kim, guvernatori i Mikolaiv tha se fatmirësisht shumica e njerëzve kishin mundur të dalin nga ndërtesa para se të sulmohej, pasi sirena të shumta u dëgjuan në qytet më herët.

“Ishte e tmerrshëm, ata priten që njerëzit të shkonin në punë për të sulmuar, unë shpëtova vetëm sepse fjeta pak më shumë në mëngjes“, tha kreu i Mikolaiv.