Këshilltari presidencial ukrainas, Mykhailo Podolyak, ka njoftuar për disa nga çështjet që u diskutuan në bisedimet midis Rusisë dhe Ukrainës në Stamboll të martën – të cilat tani kanë përfunduar – duke thënë se kishte “konsultime intensive” për disa çështje.
“Kryesorja është marrëveshja për garancitë ndërkombëtare të sigurisë për Ukrainën. Vetëm me këtë marrëveshje ne mund t’i japim fund luftës siç i duhet Ukrainës,” tha Podolyak.
Grupi i dytë i çështjeve, shtoi Podolyak, “është çështja e një armëpushimi, në mënyrë që të gjitha problemet humanitare të mund të zgjidhen”, raporton CNN, transmeton lajmi.net.
Zyrtarët ukrainas kanë thënë se ka një krizë të madhe humanitare në qytetet që kanë qenë nën bombardimet e rënda ruse, duke përfshirë portin e rrethuar të Mariupolit.
Podolyak aludoi gjithashtu në video dhe prova të tjera që janë shfaqur për keqtrajtimin e dukshëm të të burgosurve dhe shkelje të tjera të mundshme të ligjeve të konfliktit të armatosur.
Comments are closed for this post.