Dy punonjës të një shkolle humbën jetën ndërsa një i tretë mbeti i plagosur rëndë, si pasojë e një sulmi me thikë në një shkollë në qytetin e Malmos në Suedi.

Policia bën me dije se situata është nën kontroll dhe se kanë arrestuar autorin e këtij krimi të rëndë, i cili është një 18 vjeçar.

Sipas mediave lokale, autori mori në telefon policinë për të rrëfyer krimin dhe priti në heshtje arrestimin pa bërë rezistencë, shkruan A2.

Viktimat janë dy gra të moshës rreth 50 vjeç, të cilat punonin në shkollë. Ato u dërguan në gjendje të rëndë në spital dhe nuk mundën të mbijetonin.

Shkaqet e këtij krimi janë ende të paqarta, ndërkohë që autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e tij.