Zbulohet lëvizja e radhës e Lulzim Bashës pas presionit për dorëhqje.

Mësohet se ai ai do të mbledhë Kolegjin e Kryetarëve në orën 17:00.

Në fokus të diskutimeve bëhet e ditur se do të jenë zgjedhjet e 6 marsit. Rezultati i këtyre zgjedhjeve që nxori Partinë Demokratike forcë të tretë u pasua me një reagim të fortë në selinë blu.

Mbledhja e djeshme e grupit parlamentar zgjati deri në orët e para të mëngjesit dhe ka pasur debate të forta. Deputetët, përfshirë dhe bashkëpunëtorët më besnikë të Bashës i kërkuan këtij të fundit reflektim dhe të mbajë përgjegjësi për humbjen e thellë.

Basha mbërriti në zyrën e tij sot rreth orës 11:00. I pyetur nga gazetari Juxhin Mustafaraj nëse do të ketë një reflektim prej tij, kryedemokrati refuzoi të përgjigjet.