Komisioni për Sëmundjet Infektive në mbledhjen e sotme nuk ka diskutuar për heqjen e masës së mbajtjes së maskave në shkolla për t’u mbrojtur nga Covid-19.

“Për maskat në shkolla sot nuk u diskutua. Situata epidemiologjike në shkolla është sigurisht më e qëndrueshme. Është bërë skriningu dhe ka rezultuar se 0.8 përqind është transmetimi mes atyre nxënësve që janë përzgjedhur në mënyrë të rastësishme, por duhet të kemi parasysh një gjë të rëndësishme, ajo është se skriningu është bërë përderisa ka qenë masa për mbajtjen e maskave në shkollë. Në shkollë nuk është bërë skriningu pa maska​​.

A mund të presim të njëjtat rezultate nëse heqim masën, kur do të mund të ndryshonte situatën epidemiologjike në terren, është diçka që është e palogjikshme në mënyrë epidemiliogjike nëse hiqen maskat, atëherë ndoshta do duhet të bëjmë skrining të ri dhe të monitorojmë situatën që do të transmetohet nga virusi nëse kemi rrethana të tilla të reja”, tha Zllate Mehmedoviq, zëdhënës i Komisionit për Sëmundje Infektive.